Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë ditës së djeshme pësoi një aksident automobilistik në Kumanovë të Maqedonisë. Në aksident u përfshinë një autobus dhe dy vetura, ndërsa numri i personave të lënduar shkonte në rreth 18. Ish- ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, fillimisht u dërgua me urgjencë në spitalin e Kumanovës.
Shkaku i aksidentit sipas policisë ishte lagështia në rrugë.
Por kjo gjë sipas një mesazh dërguesi në adresën e ish-kryeministrit Berisha nuk është e vërtetë.
Shkaku i vërtetë sipas tij është parakalimi i gabuar i makinës së ish-ministrit Ahmetaj.
Postimi i plotë:
E verteta mbi aksidentin e ish ministrit Ahmetaj!
“Mirmbrema Dr Berisha, lidhur me aksidentin e ishministrit Ahmetaj ju informoj se policia e Tiranes po mashtron publikun shkaku ivertet i aksidentit ishte parakalimi i gabuar nga ana e makines se Arben Ahmetaj dhe jo lageshitira si ç’po shkruajne mediat ne Tirane bazuar ne njoftime te policise se dyti nga kontrollet del se makina e Arben Ahmetaj ishte e pasiguruar, nuk ka siguracjon te thjeshte per brenda Shqiperise (tpl) dhe nuk ka as siguracjon (karton jeshil) i cili perdoret per jashte Shqiperise.!”
Shenim: Une botova per transparence dhe ne respekt te qytetarit dixhital mesazhin e tij, natyrisht si mjek uroj sherim te shpejte dhe te plote te te gjithe te plagosurve ne kete aksident te rrugor! sb