Çfarë e shkakton migrenën?
Nga migrena janë të prekur më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën me 20 milionë sulme në ditë, transmeton Koha.net. Femrat janë mesatarisht 18% më të prirura të preken nga migrena sesa meshkujt. Ekspertët besojnë se migrena shkaktohet nga disa faktorë:
– Qarkullim më i madh i gjakut në tru. Studimet tregojnë se migrena shkakton qarkullim të tepërt të gjakut në tru.
– Çrregullime neurologjike. Çrregullimet neurologjike janë të lidhura me aktivitetin e qelizave nervore të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë migrena. Rritja e aktivitetit qelizor shkakton dhimbje.
– Ndryshimi në nivelet e serotoninës. Migrena mund të shkaktohet nga enët e inflamuara të gjakut që shkaktojnë nivele të ulëta serotonine.
– Ngushtimet vaskulare. Ngushtimet fillestare të enëve të gjakut dhe reduktimi i qarkullimit të gjakut, i pasuar nga zgjerimi dhe ngushtimi i enëve të gjakut, mund ta aktivizojë dhimbjen e cila shkakton migrenë.
Mungesa e vitaminave
Hulumtimi i fundit ka treguar se vitamina B6, B12 dhe acidi folik e reduktojnë shpeshtësinë e migrenave. Ekspertët besojnë se migrena mund të parandalohet me doza të larta të riboflavinës ose vitaminës B2.
Vitaminat B6 dhe B12 gjithashtu i kanë zvogëluar nivelet e homocisteinës, prania e rritur e së cilës e ka një efekt negativ në shëndet dhe shkakton sulme të migrenës.