Antonio Conte dhe Çelsi do të jene ende bashkë, deri në fund të sezonit 2021.
Kontrata e vjetër trevjeçare, që ishte deri në fund të 2019, është zgjatur edhe me dy vjet të tjerë.
Zyrtarizimi është bërë nëpërmjet një njoftimi të klubit. “Jam shumë i kënaqur që kam firmosur një kontratë të re me Çelsin”, ishin fjalët e para të trajnerit italian, kampion i Anglisë.
“Kemi punuar shumë në vitin e parë për të bërë diçka të shkëlqyer. Tashmë, duhet të punojmë edhe më shumë. Tifozët e Çelsit më kanë dhënë shumë përkrahje që në ditën e parë të ardhjes sime. Ndaj do tëe vazhdojmë të fitojmë bashkë”.
Në stafin e ri të Conte këtë sezon janë bashkuar edhe dy të rinj: Paolo Vanoli me cilësinë e asistentit teknik në skuadrën e parë dhe Davide Mazzotta, asistent për analiza.