Arrestohet në Lezhë, i shumëkërkuari për prostitucion në Itali. Emri

0
269

Në Itali kërkohej për kërkohej për shfrytëzim prostitucioni. Por Arben Gjikolaj, 36 vjeç është arrestuar sot në Lezhë. Gjikolaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shkruan syri.net.

Ditën e sotme, nga Sektori për hetimin e krimit të organizuar ne Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja në fshatin Manati në Lezhë, të Gjikolajt.

Ai, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 16 qershor të këtij viti nga Interpol Roma.

Pasi të, Gjykata e Torinos, me datë 22.06.2016, ka lëshuar Urdhër Arresti për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimit  të prostitucionit” parashikuar nga legjislacioni italian.

Gjikolaj rrezikon të dënohet me 6 vjet burg.

Ndaj tij u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here