Falsifikonte dokumenta, policia prangos 51-vjeçarin në Elbasan (Emri)

0
207

Një 51-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka falsifikuar vula, stampa dhe formularë në qytetin e Elbasanit. Polica sqaron se në pranga u vu shtetasi Beqir Gjura, 51 vjeç  banues  në Elbasan.

 

 

Arrestimi i tij, u bë në kuadër të veprimeve hetimore të operacionit të koduar “Koordinatorja”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij grupi hetimor, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-Dokumenta identifikimi fotokopje të shtetasve të ndryshëm
-Çertifikata,
-Leje kalimi në gjuhën Greke,
-Një  leje  Qarkullimi automjeti
-Formular i paplotësuar (bosh) që ka vulë të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit -Rrugor
-Automjeti i  tij
-Dokumenta të shtetasve të ndryshëm origjinale dhe fotokopje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi I vulave, I stampave ose I formularëve” parashikuar nga neni 190/1 I Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here