Vajza e Ardit Gjebreas, ndryshe nga moshataret e saj, shkon në…

0
294

Vetëm pak ditë më parë, pamë që Ardit Gjebrea e kishte çuar Anna-n në një fermë për të parë nga afër si rriteshin frutat dhe perimet. Fëmijët e kohërave tona nuk është çudi të mendojnë që domatet mbijnë në arkë.

Megjithatë Ardit Gjebrea ka vendosur që e bija ta shohë natyrën nga afër. Ai duket se po e kthen verën në një shkollë për të bijën, për t’u njohur me natyrën. Pas fermës me fruta dhe perime, Arditi e ka çuar Anna-n në një fabrikë vezësh.

“Ndersa sot jemi me Annën tek zogat 19 javëshe, për të mbledhur vezë të freskëta. Në fillim kishim pak frikë se mos na çukisnin zogat, por pastaj ja morëm dorën”, shkruan Gjebrea.

Anna nuk ka zgjatur dorën për t’i marrë vezët në një kotec të stilit të vjetër, megjithatë është shumë më afër së vërtetës sesa marrja e vezëve nga frigoriferi i dyqaneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here