Një grua është arrestuar, pasi akuzohet për vdekjen e foshnjës së saj 1 – vjeçare.
Dijanelle Fowler, 25 vjeç qëndroi për 6 orë në parukeri, ndërkohë që fëmijën e saj e la në makinë ndërkohë që temperaturat jashtë ishin të larta.
Fowlerc nga Georgia, në SHBA është akuzuar gjithashtu dhe për fshehje të krimit, pasi nuk tregoi që foshnja e saj kishte ndërruar jetë nga fakti që e kishte lënë në makinë. Ajo e fshehu vajzën me disa rroba.
Foshnja vdiq në 15 qershor, pasi bateria e makinës ku ajo po qëndronte është fikur duke bërë kondicioneri të mos punonte dhe e gjithë nxehtësia që ishte jashtë të depërtonte në makinë.
Temperatura ishte rreth 32 ° C në Georgia atë ditë, por brenda makinës ka qenë shumë më e lartë.
Sipas Daily Mail, Fowler kaloi gjashtë orë në sallon pa kontrolluar asnjëherë fëmijën e saj.
Gruaja është dënuar nga gjykata për dy krime.