I zihet pritë, greku masakrohet nga një grup njerëzish në Prezë të Tiranës

0
198

Një qytetar grek është masakruar me mjete të forta në Prezë. Ngjarja ka ndodhur me 18 korrik, por është mbajtur e fshehtë.

Nuk ka shumë të dhëna për këtë ngjarje, madje as njoftim zyrtar nga policia. Por zyrtarisht nga ky institucion konfirmohet vetëm si rast se qytetari grek është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve greku ishte duke udhëtuar me makinën e tij, kur është ndaluar nga persona ende të paidentifikuar dhe është dhunuar.

Fillimisht autorët i kanë kërkuar të zbresë nga mjeti I tij, e më pas e kanë goditur me mjete të forta. Më pas kanë kontrolluar imtësisht makinën e tij.

I plagosuri u dërgua në spital, ku mori ndihmën e duhur mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here