Skënderbeu luan sot në Korçë ndeshjen e kthimit në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës përballë kazakëve të Kairat Almatit. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë në transfertë dhe sidomos falë lojës bindëse të zhvilluar në fushë, entuziazmi dhe pritshmëria për një kualifikim të bardhekuqve është në nivele të larta.
Trajneri Ilir Daja ka vendosur të mos bëjë asnjë ndryshim në formacionin titullar duke hedhur në fushë të njëjtët lojtarë me të cilët e nisi ndeshjen edhe në Kazakistan një javë më parë.
I pranishëm në stadiumin e Korçës është edhe trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i cili po e ndjek ndeshjen nën shoqërinë e pjesëtarit shqiptar të stafit të tij, Ervin Bulku.
Komenti minutë pas minute
4′ Xhejms tenton me një goditje të rrezikshme diagonale nga hyrja e zonës, por topi grushtohet nga portieri i Kairatit dhe devijohet në goditje këndi.
2′ Nimaga tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi kontrollohet nga portieri i Kairatit.
1′ Fillon ndeshja. Skënderbeu luan topin e parë.
LIVE | SKËNDERBEU – KAIRAT ALMATI 0-0 (1-1)
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Taku, Lilaj, Osmani, Nimaga, Latifi, Xhejms
Trajner: Ilir Daja
Kairat Almati: Pokatilov, Akhmetov, Arzo, Bateu, Sujumbajev, Kuat, Elek, Isael, Islamkhan, Arshavin, Guhu
Trajner: Kakhaber Tshadadze
Gjyqtar: Jens Mae (Danimarkë)