Kur qytetarët vërshuan me kritika në facebook për postimet që bënte kryeministri për turizmin ndërkohë që në plaazhin e Portonovës kishin humbur jetën 3 të rinj, Edi Rama u tha se ai nuk ishte një plazh publik, nuk ishte i miratuar nga ministria e Turizmit. Pra, thjesht autoritetet nuk kishin asnjë përgjegjësi për ta monitoruar.
Por pak ditë nga ky qëndrim, policia e nxjerr bllof kreun e qeverisë. Një patrullë policie është vendosur në plazhin e Portonovës, në zonën e Zvërnecit, për të informuar pushuesit se zona është e rrezikshme për shkak të rrymave. Vetë policët e patrullës i thanë korrespondentit të gazetës Panorama se kishin marrë udhër për të ruanin zonën dhe të informonin publikun për rrezikun.
Banorët e Vlorës thonë se janë në dijeni se këto plazhe janë të rrezikshëm, por nga autoritetet nuk ka asnjë tabelë që t’i informojë pushuesit, si detyrë minimale për një vend që ka prioritet zhvillimin e turizmit bregdetar.