Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar shqiptar të kërkuar nga Interpol Viena, Austria: M. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombetar për veprat penale: “Grup i strukturuar kriminal”, “Rrëmbim personi”, “Mbajtje armëve luftarake pa leje”, “Plagosje”, “Kërcenim”, parashikuar nga Nenet 127, 128, 129, 130, 229 dhe 241 të Kodit Penal Austriak, ku maksimumi i dënimit është 10 vjet burg.