Vota jonë ,me kusht, për Lulzim Bashën

0
493

Nga Nebil Çika
Garës zyrtare për kreun e PD-së po i vjen fundi dhe me sa duket Basha do te jete edhe 4 vite kreu i sajë. Por ndërsa gara zyrtare vazhdon normalisht një “gare” tjetër jashtë sajë po zhvillohet nga kundërshtare historik e aktuale të Bashes, brenda e jashtë PD-se që synojnë hapur prishjen e kësaj gare. Ne këto dite te fushatës brenda PD-së ka pare lloj , lloj spiune , spekulante e sharlatanë shumica e tyre pa asnjë lidhje me PD-se apo edhe te njohur si kundërshtarë historikë të saj “tu digjet barku “ për PD-në dhe te ardhmen e sajë sipas tyre të rrezikuar nga Basha . Por gjithsesi kjo ishte një gje qe pritej dhe ne se menaxhohet ne kujdesin e duhur mund të behet një mësim i madh për PD-në dhe z. Basha pas zgjedhjes .
Demokratet ,të djathtët njerëzit normalë nuk kane merakun e zgjedhjes se Bashës por pe rate qe Basha do të bëjë apo duhet të bëjë pas zgjedhjeve . Shumica e shqiptareve e dine e kane kuptuara qe PD-ja ka probleme serioze por problemi i saj me i madh nuk ka qene kryetari dhe zgjedhja e tij. Këta qe të hapin sot barkun me ulërimat për normat demokratike te zgjedhjeve ne PD e dine mirë që ne te shkuarën këto norma kane qene shume here me te pa respektuar se sot e megjithatë nuk i kane prishur pune PD-se për te fituar zgjedhjet e për tu dhënë mandate e pushtet ulëritësve te sotëm . Personalisht nuk e fajësoj Bashën për humbjen e PD-se pasi ai mori e drejtoi për katër vite një parti te shpartalluar por e fajësoj për pamundësinë e tij ne 4 vite për ta pastruar atë e ringritur nga themelet ne te gjitha aspektet .
Me përjashtime të vogla PD nuk ka funksionuar kure si force politike e djathtë dhe besoj se ky është dhe mbetet problemi kryesor ia saje. Një parti politike behet dhe mbetet e madhe për shkak të ideologjisë dhe qartësisht PD-së i ka munguar dhe i mungon një gjë e tillë. Këtë defekt të sajë Basha ose nuk e kuptoi ose nuk i dha rëndësinë e duhur gjë qe e çoi PD-në ne këtë situatë politike e elektorale kritike .
PD-ja është sot si çdo konstruksion i rrënuar ku e vetmja gjë qe nuk i kane lëvizur janë themelet antikomuniste të sajë . Themelet e PD-se , megjithëse si në çdo ndërtese janë baza e ekzistencës se sajë ,janë të pa dukshme njëherazi edhe të pa vlerësuar nga ata qe e shohin nga jashtë apo që nuk e kane ndërtuar vete shtëpinë apo qe e kane marre apo au kanë dhënë atë te ndërtuar . Besoj që edhe Basha deri ne zgjedhjet e 25 qershorit ishte një prej atyre qe as nuk i dinte e as nuk i vlerësonte dot themelet e PD-se .Por humbja ku PD u rrafshua deri tek themelet i jep atij dhe kujtdo tjetër mundësinë për ti parë e vlerësuar ato seriozisht se vërtetë do ta rindërtojë shtëpinë qe ka mare përsipër të drejtojë.
Basha ka dy rrugë ose të marrë postin e të vazhdojë të funksionojë si opozitë pragmatike e bazuar tek diferenca morale me PS-ne sipas logjikës : se demokratet janë me te mire se socialistet ose do te pozicionohet ideologjikisht djathtas për te kapur krahun politik e elektoral qe i takon . Mendoj se rruga e parë ,ajo pragmatiste, është provuar dhe është shkaku kryesor i kësaj gjendjeje të PD-se gje qe nuk ndryshon do te çoje me siguri ne asgjësim përfundimtar te saje qe ne zgjedhjet lokale . Rruga dyte ajo e organizimit mbi baza ideologjike të saje mbetet alternativa e vetme se pari e ngritjes së sajë, së dyti e fitores se sajë . Shpresoj qe z, Basha të këtë mbërrit në këtë përfundim si mundësi se pari për vete pastaj për PD-ne dhe te djathtën politike e elektorale .
Qe z. Basha do ti fitoj këto zgjedhje un e di pasi themeli i mbetur i PD-se e djathta antikomuniste për shume arsye janë ende me të . Por sigurisht që vota e tyre për te është me kusht : ndërtimin e një PD-je me “material” te njëjtë me atë te themeleve antikomuniste te saje , një kusht që nuk e thonë , nuk ka nevoje ta thonë pasi është kushti qe ne se Basha nuk e plotëson do te “haje se pari kokën e tij” atë kokë qe po ja kërkojnë sot pikërisht ata qe e rrafshuan ne themele PD-ne . Pra se ta beje këtë ai duhet ta pastrojë truallin nga plehrat dhe mbeturinat edhe nga ata qe nxirren kokën pas rrëzimit te saje. A mund ta bëjë dot këtë? Un them qe po me hir apo pa hir nuk ka rruge tjetër. Mund te ndodhe e kundërta qe Basha të mos veproje ?! Pse jo , por ne qe kemi duruar 27 vite këtë politike , tërhiq e mos e këput, të PD-se ne raport me bazën e saje te djathtë nuk besoj se na bëjnë qeder edhe dy vjet , deri në zgjedhjet lokale ku fundi i saje do te jete i garantuar . Në në Labëri themi :Do të duroj për babanë, vetëm ta shoh një here nënën pa burrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here