Një ditë pas ngjarjes së rëndë të shënuar në plazhin e Ksamilit, ku një turiste ruse, 15-vjeçare humbi jetën teksa po lahej në det, policia arrestuar autorin e dyshuar për ngjarjen. Ai është Ermal Fataj, 31 vjeç, banues në Ksamil.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 15-vjeçarja është goditur nga një mjet lundrues, teksa po lahej në det.
Fill pas ngjarjes policia ushtroi kontrolle në 35 mjete lundruese, si dhe shoqëroi në komisariat 35 drejtuesit e mjeteve lundruese që ndodheshin në det në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Nga kontrolli në mjetin e Ermal Fatajt, u gjetën flokë, të cilët janë dërguar për ekspertim.
Një tjetër detaj që e tradhtoi Ermal Fatajn është fakti se ai ka tentuar të fshehë mjetin e tij lundrues pas ngjarjes.
Fataj është arrestuar pasi është marrë në pyetje nga policia, ndërsa pritet përfundimi i ekspertizës për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Kseniya Ryok nga Shen Petersburgu është turistja e dytë ruse që humb jetën në plazhet shqiptare, pasi një vit më parë një tjetër turist mbeti i vdekur pasi u godit nga një mjet lundrues teksa po lahej në det.