FOTO/ Policia italiane në kërkim të shqiptarit, pasi dogji gruan me acid ‘do vrasë të dashurin e saj’

0
180

Një shqiptar ka sulmuar me thikë gruan e tij dhe më pas e ka djegur me acid në banesën e tyre në Salinatore të Forlì, Itali.

Ngjarja sipas mediave italiane u shënua dje në mëngjes në orën 11.30.

Por teksa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital me plagë të shumta, policia italiane është vënë në ndjekje të shtetasit shqiptar nga Kosova, i cili pas aktit të rëndë është arratisur së bashku me dy fëmijët e tij të mitur.

Sipas mediave italiane, duhet të parandalohet një tjetër krim, apo tragjedi.

Dyshimet janë se ai mund të jetë drejtuar për në Astigiano, ku aty jeton ai që shqiptari beson se është “dashnori i gruas së tij’.

Ka qenë vetë gruaja shqiptare e cila i ka treguar Policisë italiane të ndërhyjë për të shmangur një tjetër krim dhe ka treguar edhe personin i cili ndodhet në rrezik nga bashkëshorti i saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here