Ja 11 arsye për të konsumuar çaj edhe në verë

0
181

Bazuar në studime të shumta, po mbledhim 11 arsye pse me konsumin e çajit edhe gjatë verës duhet ta mendoni si alternativë në vend të pijeve me gaz dhe lëngjeve të frutave të sheqerosura, me konsumimin e të cilit edhe gjatë kësaj stine të ngrohtë hidratojmë trupin dhe kthejnë një ndër pijet më të shëndetshme për trupin tonë

Çaji është aleat i shëndetit dhe na ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve, veçanërisht kundër kolitit, tensionit të lartë dhe nervave.

Avantazhet e kësaj pije të shëndetshme janë me të vërtetë shumë dhe ndihmon për të gjetur ekuilibrin e duhur psikofizik, në të njëjtën kohë edhe për të zgjidhur disa shqetësime të trupit në mënyrë natyrale. Po kështu ju ndihmon të dobësoheni, mban mendjen aktive dhe ul tensionin e gjakut, shkruan Gazeta Mapo.

Por jo vetëm kaq… çaji, pija e preferueshme jo vetëm për stinën e dimrit por edhe të verës. Për këtë arsye, po listojmë 11 arsye pse me konsumin e çajit edhe gjatë verës mendoni si alternativë edhe çajin, në vend të pijeve me gaz dhe lëngjeve të frutave të sheqerosura, me konsumimin e të cilit edhe gjatë kësaj stine të ngrohtë hidratojmë trupin dhe kthejnë një ndër pijet më të shëndetshme për trupin tonë.

Së pari, sepse çaji është pije universale. Konsiderohet si pija e dytë më e njohur në botë, me origjinë tejet antike, praktikisht 3 mijë vjet para kafes. Kështu që edhe nëse ndodheni jashtë me pushime dhe dëshironi të pini një çaj, nuk do shkaktoni habi pasi njihet nga e gjithë bota dhe është pije e konsumit të përgjithshëm dhe tejet ekonomike.
Së dyti, edhe për arsye shëndetësore, pasi ndihmon në dobësim.

Mbase nuk është receta perfektë për të hequr kilet e tepërta, ama çaji është pija perfektë për të zëvendësuar pije të tjera, sikurse janë pijet me gaz dhe ato të sheqerosura. Por edhe në përzgjedhjen e çajit duhet të tregojmë kujdes, të mos jetë i sheqerosur, që të favorizojë dobësimin dhe të na mbajë të hidratuar.

Së treti, sekreti qëndron te gjethet. Çaji është aq i veçantë për shkak të polifenoleve, të cilat përmbajnë një dozë të lartë të antioksidantëve, substancë me veti magjike që ndihmojnë organizimin të veprojë kundër radikaleve të lira, parandalon plakjen, ruan qelizat e reja, në të njëjtën kohë të mban trupin të shëndetshëm, përveçse kufizon rreziqet për patologji kronike, sikurse janë kanceri dhe sëmundje të tjera.

Së katërti, mban mendjen shumë aktive. Sipas një studimi të fundit të zhvilluar nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, pirja e një filxhani çaj në ditë ndihmon në reduktimin deri në 50% të rënies së aftësisë njohëse, ndërsa te të moshuarit deri në 86%, sidomos te personat që janë të predispozuar gjenetikisht për Alzheimer.

Së pesti, zgjat jetën. Një tjetër studim i zhvilluar nga Shoqata Europiane e Kardiologjisë në vitin 2014 ka zbuluar veti të tjera shumë të mira të çajit. Nga analizat e kryera te 130 mijë individë rreth moshës 18 deri në 95 vjeç është zbuluar se çaji redukton në mënyrë të konsiderueshme vdekshmërinë, veçanërisht te personat që nuk vuajnë nga sëmundjet kardiake.

Së gjashti, “shoqëruesi perfekt”. Bashkë me leximin e një libri mendoni të konsumoni edhe një filxhan çaj sepse në këtë mënyrë bëni këtë proces perfekt. Studiuesit e Institutit “Good Housekwping” këshillojnë që uji i ngrohtë të lidhet direkt mbi gjethet, për të fuqizuar aromën dhe çliruar më së mirë antioksidantët e pranishëm në çaj.

Së shtati, lufton ftohjen. Nuk janë të rralla rastet kur edhe gjatë verës ftohemi. Për të kaluar këtë gjendje, një alternativë mund të jetë edhe një gotë çaj i ngrohtë, këshillohen çajrat bimore, sidomos çaji i kamomilit i cili ndihmon dhe stimulon sistemin imunitar.

Së teti, përmirëson kujtesën. Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Bazelit, në Zvicër, ka rikonfirmuar çka në fakt dihej edhe më parë, por kësaj radhe ka përforcuar idenë se konsumimi i çajit jeshil bën shumë mirë trurit. Ky pije forcon kujtesën, rrit përqendrimin, lehtëson procesin vendimmarrës dhe rrit aftësitë arsyetuese.

Së nënti, çaji përmban kafeinë. Studiuesit e universitetit “John Hopkins” dhe Oksfordit kanë arritur në të njëjtin përfundim, te lidhja që ekziston mes kafeinës dhe kapacitetit të trurit për të fuqizuar funksionet e trurit për sa i përket kujtesës, duke reduktuar kështu rënien e aftësive njohëse.

Së dhjeti, forcon dhëmbët tuaj. Sipas një studimi të zhvilluar në vitin 2009 dhe publikuar në revistën e Parodontologjisë, antioksidantët e pranishëm te çaji jeshil janë shumë të shëndetshëm për mishrat e dhëmbëve dhe dhëmbët, ndërkohë që një studim paraardhës, i publikuar te revista “Stomatologjia e Përgjithshme” kishte evidentuar se ndryshe nga pijet e gazuara dhe lëngu i portokallit, çaji i gjelbër dhe çaji i zi, kishin një efekt eroziv në dhëmbë të ngjashëm me atë të ujit (d.m.th. të ngushtë, drejt zeros).
Së njëmbëdhjeti, ul tensionin e gjakut. Një studim i zhvilluar nga Ministria e Agrikulturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2011, ka zbuluar se çaji i një luleje të madhe ekzotike hibiskus, (Hibiscus), favorizon uljen e tensionit të gjakut veçanërisht te personat para dhe me hipertension të lehtë, një patologji e cila sipas studimeve të shumta prek një në tre persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here