Atletja paraolimpike shqiptare Arjola Dedej , 36 vjec i ka dhuruar Italisë medaljen e artë në kampionatin botëror të atletikës së lehtë që po mbahet aktualisht në Londër.
Arjola Dedej të cilës qysh në moshën 3 vjecare i është diagnostikuar sëmundja e retinës pigmentoze e cila e ka cuar pothuajse në verbëri totale prej disa vitesh garon me skuadrën kombëtaer të atletikës paraolimpike italiane.
Në Botërorin Paraolimpik të Londrës shqiptarja Arjola Dedej ka mundur të arrij në kërcimin së gjatë rezultatin prej 4.65 metra duke lënë pas japonezen Takada me 4,49 metra e kinezen Zhong me 4.44.
Arjola sot nënshtetase italiane ka lindur në Tiranë më 26 nëntor 1981 e në moshën 17 vjecare ka mbërritur me gomone në Itali së bashku me të atin e vëllain e saj.
Arjola Dedej ka praktikuar gjithmonë sportin fillimisht baletin sprotiv, baseball e më vitin 2012 debutoi me skuadrën paraolimpike italiane të atletikës së lehtë.
Në Kampionatin Europian të Sëansea 2014 Arjola Dedaj i ka dhuruar Italisë 3 medalje; 2 argjendi, një në kërcim së gjati e një në garën 200 metra, si dhe një medalje bronzi në 100 metra.
Në Kapionatin Europian Paraolimpik të Grossetos 2016 Arjola Dedaj fiton 2 medalje bronzi, në kërcim së gjati e në 200 metra.
Së fundmi në Kampionatin Botëror Paraolimpik të Londrës, 37 vjecarja shqiptare ka mundur të fitoj medaljen e saj të artë.
Atletja Arjola Dedaj është e fejuar prej disa vitesh me atletin paraolimpik italian Emanuele Di Marino.