‘Shqipëria’ e kritikon/ Enea Jorgji vazhdon arbitrimin e ndeshjeve në Europë. Ja edhe shqiptarët që ‘merr’ me vete

0
301
Gjyqtari kryesor Enea Jorgji, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Kukesi, 3-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa ne Tirane.

Enea Jorgji është përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar ndeshjen e Europa League ndërmjet Arka Gdynia dhe fitueses së çiftit Ferencvarosh – Midtjylland. Ky takim do të luhet në datën 27 korrik dhe do të jetë sërish arbitri elbasanas që do të vendosë drejtësi.

Dy javë më parë, Jorgji drejtoi ndeshjen e turit të dytë të Ligës së Kampioneve mes Bate Borisov dhe Alashkert. Me paraqitjen e tij në atë sfidë, ku dha vetëm një karton të verdhë, gjyqtari elbasanas ka fituar një tjetër ftesë për të drejtuar në arenën ndërkombëtare, këtë radhë në Ligën e Europës.
Gjyqtari do të drejtojë këtë javë ndeshjen e turit të tretë që luhet në Poloni mes vendasve të Arka Gdinia dhe danezëve të Midtjylland. Asistentët e tij në këtë duel janë Ergin Doda dhe Ilir Tartaraj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

 

Jorgji është gjyqtari i vetëm kryesor shqiptar që do të mbajë stemën ndërkombëtare gjatë vitit 2017, pasi FSHF udhëzoi FIFA-n që t’u hiqte stemën Lorenc Jeminit dhe Andi Koçit, edhe pse këtë të fundit e kishte propozuar vetë për këtë stemë vetëm pak muaj më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here