Mbretëresha Elizabeth II telegram urimi për Presidentin Ilir Meta: Vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes vendeve tona

0
221

Një ditë pas betimit në Kuvend, Presidenti Ilir Meta ka marrë mesazh urimi nga Shkëlqesia e saj Mbretëresha Elizabeth II.

Mbretëresha uron Presidentitn e ri pë marrjen e detyrës dhe shpreh gadishmërinë e qeverisë së saj për bashkëpunim edhe më të ngushtë me Shqipërinë.

Telegrami i plotë:

“Dëshiroj t’ju uroj me rastin e përurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë!
Unë dhe Qeveria ime presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të fuqizojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Ju përcjell Ju dhe popullit të Republikës së Shqipërisë urimet e mia më të mira për të ardhmen”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here