Çmimi i ujit/ Këshilltarët e PD largohen nga mbledhja, Veliaj i quan frikacakë

0
165

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak ku temë kryesore është rritja e çmimit të ujit, tha se vendi ka kaluar një situatë të vështirë me thatësirën.

 

 

Kryebashkiaku, pas largimit të këshilltarëve të PD-së nga mbledhja, tha se kjo nuk është një betejë mes së djathtës dhe të majtës, por mes frikacakëve dhe guximtarëve.

“Dua t’i uroj sukses anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak. Pasi do marrin vendime të rëndësishme për qytetin. Beteja nuk është mes të majtës dhe të djathtës, por mes frikacakëve dhe guximtarëve. Shikoni si ka ndryshuar Tirana sot, falë vendimeve të guximshme. Sot kam një lajm të mirë, ne do të aprovojmë 1000 kredi të buta për 1000 apartamente në Tiranë. Një ëndërr që e kemi patur bashkë, kur financat i kishim të rrënuara, thamë që në momentin e parë që ne do rregullonim financat, do hapnim kreditë e buta, që ky qytet t’u thotë çifteve të reja, mirësëredhët në qytet. Problem në Tiranë nuk janë banesat pa leje,” tha Veliaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here