Berisha për çmimin e ujit: Akt në kufijtë e një krimi. Qytetarët do mendojnë mirë para se të lahen

0
157

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm nga Bashkia e Tiranës, duke e quajtur një akt të papërgjegjshëm dhe në kufijtë e një krimi.

 

 

Ai shkruan se me çmimin e ri dhjetëra familje do mendojnë mirë para se të bëjnë dush apo të lajnë mjedisin ku jetojnë duke u bërë objekt sëmundjesh infektive.

Berisha e krahason Shqipërinë me Austrinë për nga burimet ujore dhe sipas tij është dhe si e tillë shteti duhet ta ofrojë këtë shërbim me çmim simbolik.

STATUSI I BERISHËS
Rritja e madhe, deri në dyfishim, e çmimit të ujit, një akt i papërgjegjshëm në kufijtë e një krimi!
Edi Rama dhe Lal Plehu arritën me blerje dhe manipulime të dyfishojnë tarifat bazë dhe të rrisin ndjeshëm çmimin e metër kubit të ujit për familjarët, rritje dhe më të mëdha u parashikuan për bizneset.

Ky është një akt i papërgjegjshëm dhe, për pasojat e tij, edhe kriminal.
Me këto çmime, dhjetëra mijëra familje do mendojnë mirë para se të bëjnë dushe apo të lajnë mjedisin ku jetojnë, duke u bërë kështu objekt sëmundjesh infektive dhe të tjera nga më të ndryshmet.

Të besh një veprim te tille kur Shqipëria është një ndër vendet më të pasura me ujëra në Europe, dhe kur liqeni i Bovillës ka sasi uji shumë më të mëdha se sa nevojat e Tiranës, përsëri bën një akt të papërgjegjshëm.

Vende të pasura në ujë si Austria, garantojnë furnizimin falas me ujë të pijshëm rubineti për mbarë qytetarët e vetë. Të tjera vende që e kanë ujin me bollëk apo prodhime të tjera si nafta, ua ofrojnë qytetareve të tyre me çmime simbolike. Por Edi dhe Lal Plehu duhet t’i vjedhin dhe rrjepin me çdo gjë qytetaret e këtij vendi!

Berisha fb per ujin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here