Një pako e dyshimtë e gjetur në afërsi të një banese në Shijak, ka ngritur në këmbë policinë. Burime nga policia thonë se janë lajmëruar rreth orës 00:45 të natës.
Policia e Durrësit raporton se pakoja e dyshimtë u gjet pranë banesës së shtetasit L.H. dhe u çmontua nga specialistët xhenierë, por nuk specifikohet se çfarë kishte në brendësi të saj.
Policia tregohet diskrete në dhënien e informacioneve të mëtejshme mbi këtë ngjarje, për shkak të hetimeve.
Raportohet se veprimet e mëtejshme do të kryhen nga specialistët e fushës.