Një 47-vjeçar ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se Bilbil Zaimi, banues në fshatin Metaj akuzohet se në datën 23 korrik ka djegur 6 dynym bar tërshëre dhe 30 rrënjë pemë frutore të shtetasit M.L, 66 vjeç, banues në fshatin Libofshë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrim i pronës më zjarr”.