Jeni një tip i vetmuar apo për çift, zbulo çfarë thotë horoskopi

0
348

Si po e përjetoni gjendjen tuaj shpirtërore, i vetëm apo në çift? Zbulo çfarë thonë yjet, shenjë për shenjë.

Ka persona që më shumë se të tjerët, ndihen mirë vetëm dhe nuk kanë dëshirë për lidhje sentimentale (sidomos gjatë pushimeve verore).

Ka të tjerë që në fakt e përjetojnë keq vetminë e tyre dhe nuk ndihen të plotësuar pa një person në krah.

Nëpërmjet horoskopit mund të kuptojmë më mirë si ndihemi në çift dhe si ndihemi vetëm, në bazë të shenjës sonë të Zodiakut. Le të udhëhiqemi nga yjet dhe të zbulojmë çfarë vërtet na bën të lumtur.

DASHI – Në qoftë se je ”single”: nuk e vuan vetminë sepse edhe kur je ‘single’ të pëlqen të rrethohesh me miq, me të cilët kalon kohën. Megjithatë nuk të pëlqen të rrish duarkryq dhe je vazhdimisht në kërkim të dikujt që mund të të bëjë të provosh emocione të reja.

Në qoftë se je çift: kërkon gjithmonë të propozosh diçka argëtuese, për të bërë me partnerin, duke bërë kështu të rritet bashkëpunimi juaj edhe jashtë dhomës së gjumit. Vetëm duke u marrë me hobet e tua, ia del të mos mërzitesh dhe të jetosh me pasion.

DEMI – Në qoftë se je ‘single’: do të doje një person në krah që të të japë siguri, jo vetëm ekonomike. Për ty është shumë i rëndësishëm edhe seksi, por nuk e do imoralitetin, kështu që ke nevojë për një partner të qëndrueshëm. Ndonjëherë kërkon të mbushësh mungesën e dashurisë me ushqim.

Në qoftë se je çift: përpiqesh të kënaqësh partnerin dhe të plotësosh çdo nevojë të tij. Tek ty është gjithmonë e mundur të gjesh një pikë referimi të qëndrueshme dhe të tashme. Je një person shumë i kuptueshëm, por xhelozia dhe posesiviteti juaj të bëjnë të ta kesh frikën.

BINJAKËT– Në qoftë se je ‘single’: hobi juaj i preferuar është të bësh kërdi tek çiftet çfarëdo. Nuk ka rëndësi nëse dikush është i zënë, në qoftë se ke vendosur të flirtosh do ta bësh pa menduar për pasojat e mundshme. Je mirë vetëm, por a e ndjen edhe vetë se diçka të mungon?

Në qoftë se je çift: në çift më në fund arrin të gjesh atë kapësen që nuk e ke gjetur kurrë tek vetja jote. Arrin ta habisësh partnerin duke shpikur çdo ditë diçka të re. serioziteti është diçka shumë e largët që të arrihet tek ju.

GAFORRJA – Në qoftë se je sigle: të gjithë e dinë që je sigle sepse në qoftë se ndodh, ankohesh në vazhdim me këdo që nuk ke gjetur akoma personin e duhur, me shpresën që të prezantojnë ndonjë. Qan duke menduar për ish-at e tu dhe pyet veten si vallë të gjithë janë fejuar përveç teje.

Në qoftë se je çift: objektivi yt kryesor është të martohesh dhe t’i përkushtohesh familjes. Kështu që do e torturosh partnerin derisa ta arrish dëshirën tënde. Jep shumë vëmendje dhe shumë mirësi në çift, por je edhe shumë kërkuese dhe nuk lë të të kalojë gjë.

LUANI – Në qoftë se je ‘single’: nuk arrin të kuptosh se si je akoma ‘single’, po megjithatë të pëlqen të tërheqësh vëmendje pa pasur skenat e xhelozisë së partnerit. Nuk e vë në dukje, por thellë brenda vetes do që të fejohesh sa më shpejt.

Në qoftë se je çift: e vë në pah partnerin tënd sikur të ishte një ndër aksesorët më të çmueshëm. Ke nevojë të dëgjosh që jeni mirë bashkë dhe jeni një çift shumë i bukur. E në pjesën më të madhe të rasteve është e vërtetë. Por egoja jote është bllokuar.

VIRGJËRESHA – Në qoftë se je ‘single’: ti thua që për ty të jesh ‘single’ është zgjedhje sepse nuk do dikë që të stresojë dhe të të prishë rregullin e jetës tënde. Por a është vërtetë kështu? Apo ndoshta thjesht ke frikë të përfshihesh sentimentalisht me dikë? Kushedi!

Në qoftë se je çift: ëmbëlsia nuk është sigurisht një ndër karakteristikat e tua. Përpiqesh të jesh shumë i qetë dhe i përpiktë me partnerin. E rëndon në çdo gjë që bën. Arrin të qetësohesh vetëm nëse gjen dikë të aftë të të përmbushë nga pikëpamja seksuale.

PESHORJA – Në qoftë se je ‘single’: edhe pse je ‘single’ ka shumë kandidatë që duan të dalin me ty. Cili është problemi atëherë? Nuk arrin të zgjedhësh. E ndërkohë që e lë kohën të kalojë, partneri i duhur mund të ikë. Nuk mjafton vetëm bukuria për të qenë të lumtur në dashuri.

Në qoftë se je çift: je lindur për të jetuar në çift. Ke nevojë për dikë që të ndash gëzimet dhe dhimbjet e tua, por sidomos përgjegjësitë që i ke shumë frikë. Për ty të provosh ndjenja të forta nuk është kryesore për të arritur ekuilibrin.

AKREPI – Në qoftë se je ‘single’: mund të pranosh faktin që je ‘single’, por nuk pranon që të kalojë shumë kohë pa bërë seks. Në qoftë se nuk gjen asnjë, sigurisht dikush nga ish-at e tu do të jetë i disponueshëm për të kaluar një natë pasioni me ju.

Në qoftë se je çift: të pëlqejnë raportet simbiotike. Në qoftë se do të doje të bëje diçka pa partnerin, nuk do të ishe fejuar. Ndjek çdo veprim të partnerit si në rrjetet sociale edhe në realitet. Do që të dish çdo gjë që mendon dhe bën.

SHIGJETARI – Në qoftë se je ‘single’: ke interesa të tjera dhe nuk të peshon shumë që je ‘single’. Përkundrazi të jep mundësinë të organizosh udhëtime dhe aventura pa i dhënë llogari askujt. E pastaj nuk je e sigurt të kesh të dashur rreth e qark për botën, do të thotë që je me të vërtetë ‘single’.

Në qoftë se je çift: në çift freno xhelozinë tënde për një arsye të vetme: nuk je në gjendje të heqësh dorë nga daljet me shoqet e tua. Veç të tjerave, je një e fejuar prezente, pasionante dhe e dashur. Kur bëhet fjalë për t’u zënë shpëton kush të mundet.

BRICJAPI – Në qoftë se je sigle: për ty të bësh një jetë vetmitare është diçka e natyrshme. Je mësuar dhe di t’ia dalësh vetëm në situata të caktuara të jetës. Ndërkohë të çmend mendimi se dikush mund të kontrollojë sjelljet e tua. Po në qoftë se të pëlqen?

Në qoftë se je çift: në qoftë se dikush ka arritur të fejohet me ty, do të thotë që ka kaluar prova të ndryshme. Në çift bëhesh pa dyshim e ëmbël dhe e dashur. Kokëfortësia juaj nuk zbutet dhe përballë partnerit më të durueshëm dhe më diplomat të botës.

UJORI – Në qoftë se je ‘single’: jeta vetëm të ofron shumë liri dhe pavarësi të cilën e kërkon. Ke një jetë sociale shumë të ngarkuar dhe nuk ke nevojë për dikë që të mbushë boshllëqet. Nëse e mendon të thuash se je ‘single’ të pëlqen më shumë sesa të jesh ‘single’.

Në qoftë se je në çift: edhe pse je në çift është e vështirë për ty të mbash një lidhje. Përcaktimet ‘e fejuar” dhe “grua” nuk të interesojnë (ose të paktën kështu thua). Misioni yt është ai që t’i ofrosh të njëjtën liri siç do për vete.

PESHQIT – Në qoftë se je ‘single’: duke qenë ‘single’, arrin të përfshihesh në situate të komplikuara që edhe shoqet e tua e kanë të vështirë të të japin këshilla. Ty nuk të pëlqen jeta kështu, trishtohesh dhe mërzitesh. E pastaj është fatkeqësi të mos jesh e fejuara e dikujt.

Në qoftë se je çift: nuk është e lehtë të të kapësh, por me strategjitë e duhura bie në grackën e atij që të dëshiron. Pavarësisht polemikave dhe ankesave në çift, në fund përfundon duke bërë atë që dëshiron partneri. Edhe ti je e lumtur kur e sheh atë të lumtur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here