Prekëse/ Vrau babain polic, 21-vjeçari : “Jam penduar por nuk e kthej dot pas”

0
142

“Shkatërrova familjen time dhe i mora jetën babait”. Kështu deklaroi para togave të zeza Mirald Metallarit, i cili nga Bathorja që akuzohet se vrau babain e tij dhe plagosi nënën. 21-vjeçari në një gjendje të rëndë psikologjike pohoi se ishte penduar shumë për krimin, ndërsa theksoi se nuk e kthente dot pas historinë.

 

 

“E di gabimin që kam bërë. Shkatërrova familjen time dhe i mora jetën babait. I mora shtyllën familjes qe kujdesej gjithmone per ne. E di qe nena nuk do me fal por i kerkoj te behet e forte e te kujdeset per motrat. Jam penduar por nuk e kthej dot pas”, tha ai.

Metallari qëlloi për vdekje më 24 korrik të atin polic, Myftar Metallari, me armën e shërbimit dhe plagosi rëndë nënën e tij. Në dosjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë është zbardhur e gjithë dinamika e krimit të rëndë, siç raporton gazetarja Klodjana Lala

Sipas prokurorisë, 55-vjeçari kanë qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë për të ndërtuar një rrip betoni bashkë me djalin e tij Miraldin. Në momentin që i biri po transportonte karrocën me beton dhe i është derdhur dhe i ati nuk ka duruar duke nisur kritikat ndaj tij. “Ti s’bën për këtë punë, për asgjë nuk më duhesh”,- mësohet t’i ketë thënë ai të birit.

Djali në nerva e sipër ka hyrë brenda në banesë, ndërsa i ati e ka ndjekur nga pas. Janë përleshur në korridor dhe djali ka marrë pistoletën në dhomën e të atit. Në këtë moment e ëma Nurie Metallari ka hyrë në mes për t’i ndarë dhe është qëlluar me 3 plumba. Pas saj, Miraldi ka qëlluar edhe të atin me tre plumba. Në shtëpi mësohet të kenë hyrë më pas dy motrat e Miraldit, njëra prej të cilave martohej në mes të gushtit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here