Skandali/ ERU: Familjet ‘e varfëra’ duhet të paguajnë deri në 5% të të ardhurave mujore por tarifat aktuale të ujit kapërcejnë…

0
178

Llogaritja e tarifimit të ujit kryhet më anë të një me todologjie të mirëpërcaktuar. Kjo formulë së pari duhet të që furnizojë me ujë familjet me të ardhura të pakta. Ky parim është parashikuar nga Enti Rregullator i Ujit (ERU), i cili shpjegon se ky kufi vlen edhe për ndërmarrjet shqiptare të ujit qoftë ato në pronësi publike apo private.

ERU thotë se tarifa, që familjet më të ardhura të ulta duhet të paguajnë, nuk duhet të jetë më shumë se 5 për qind e të ardhurave mujore, por në Tiranë tarifat aktuale të ujit jo vetëm që kapërcejnë këtë kufi po janë disa herë më të larta.

Tarifa afrofe e ujit në Tiranë për personat që nuk kanë matës në zonën e Komunës së Parisit është 2340 lekë. Kjo vlerë është sa 15 për qind e pensionit mesatar në Tiranë. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve shoqërore pensioni mesatar në zonat urbane në vitin 2016 ishte 14,873 lekë.

Për rrjedhojë tarifa e faturës aforfe e ujit që duhet të paguajë një pensionist, që jeton vetëm, është sa 15 për qind të ardhurave mujore ku parimi që udhëheq vendosen e tarifave të ujit kërkon që të jetë më pak se 5 %. Gjithashtu fatura aforfe e ujit zë 28 për qind te të ardhurave të një familje që jeton me ndihmë ekonomike, e cila aktualisht në nive  lin maksimal të saj është 8000 lekë në muaj. Përllogaritjet tregojnë se fatura e ujit edhe me çmimet aktuale është më e lartë se aftësitë paguese të familjeve më të ardhura të ulëta. Sipas relacionit të vendimit të bashkisë për familjarët propozohet një rritje çmimi me 44%, nga 45 lekë/ m3 në 65 lekë/m3.

Për bizneset, rritja e propozuar është po 44%, nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3. Sipas relacionit të Bashkisë, shoqëria është e angazhuar për të bërë investimet e nevojshme për rritjen e përqindjes së lidhjeve me ujëmatës në pesë vitet e Planit të Biznesit, në mënyrë që të rrisë lidhjet në ujëmatësa, në zonën e re të shërbimit të UK Tiranës, nga 75% në 2016, në 97% për konsumatorët familjarë në fund të vitit 2021, dhe në 100% lidhje me ujëmatës për entet private dhe institucionet buxhetore deri në fund të vitit 2018”, shkruan “Monitor”.

Rritja e çmimit propozohet në një kohë që Ujësjellës-Kanalizime Tiranë rezulton një nga kompanitë më fitimprurëse dhe rentabël në Shqipëri, nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka hapësira për të rritur të ardhurat përmes rikuperimit të detyrimeve të prapambetura. Fitimi i kompanisë, para taksave, ishte 675 milionë lekë, apo gati 5 milionë euro, me një rritje prej 8% në raport me fitimin e vitit 2015.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here