DETAJE/ Shpërthimi në Velipojë, kush dha leje për cisternën 1 mijë litra gaz që mund të ‘hidhte në erë’ hotelin

0
195

Detaje të reja janë zbardhur nga zjarri që shpërtheu sot në një lokal në Velipojë, ku u plagosën 20 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Pas dyshimeve për shpërthimin e një bombole gazi, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka bërë disa vëzhgime në vendngjarje. Pas këqyrjes, ISHTI njoftoi se zjarri nuk ka ardhur për shkak të ndonjë bombole gazi, por si pasojë e rrjedhjes së një cisterne 1 mijë litroshe, që ndodhej në bodrumin e lokalit dhe që përdorej për kuzhinën.

Depozita prej 1 mijë litra gazi do të rrezikonte jo vetëm lokalin, por edhe gjithë hotelin dhe zonën.

Në reagimin e parë pas ngjarjes, ISHTI u shpreh se i kishte kontrolluar bombulat e gazit dhe se ato ishin në rregull, duke “harruar” ose lënë mënjanë këtë cisternë të madhe gazi në bodrumin e lokalit, e cila është e ndaluar për shkak të rrezikut që sjell.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here