Borsh/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit: Policia na braktisi, na tha hajdeni nesër, nga sherri vdiq shoku im

0
163

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Borsh, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

SYRI.net ka mundur të sigurojë një pjesë të dëshmisë së dhënë prej njërit nga djemtë që mbetën të plagosur. Dëshmia është dhënë në polici, dhe gjatë saj Enea Myftari tregon se kishte kërkuar ndihmë nga policia, por i kishin thënë që të vinte nesër.

Në dëshminë e tij, Enea Myftari thotë se pasi e kishin larguar nga posta policore në Borsh, kishte takuar edhe shefin e FNSH-së të cilit i kishte shpjeguar situatën, duke i thënë se kishin pasur një sherr me disa djem të cilët ishin të armatosur, shkruan SYRI.net.

Edhe ai i kishte thënë që të shkonte nesër në Komisariatin e Policisë në Himarë dhe të bënte denoncimin. Por kjo gjë nuk ka qenë e mundur, pasi vetëm disa metra më tutje do të shpërthente sherri i dyti, që do të sillte edhe pasoja të rënda, vdekjen e Premtim Begës.

Pjesë nga dëshmia e Enea Myftarit të siguruar nga SYRI.net

Pas sherrit të parë u shkëputa dhe u nisa për të kërkuar ndihmë në Postën e Policisë Borsh. Kur kam shkuar kam takuar policin e shërbimit Shefqet Toçi dhe i kam kërkuar që të bënte kallëzim pasi ndihej i kërcënuar nga personat që e goditën.

Polici i shërbimit ka marrë në telefon komandantin e postës i quajtur Viktor dhe i ka sqaruar problemin dhe ai i kishte thënë që të shkonte të nesërmen e të bënte kallëzim.

Në këto kushte jam  larguar nga posta e policisë, por në rrugë kam takuar komandantin e FNSH-së të cilit i kam thënë se kisha problem me dy djem dhe ai më tha që të shkonte ditën tjetër e të bënte kallëzim në Himarë.

Dhe pasi u larguam disa metra nga policia, na kanë dalë para përsëri në drejtim të fermës, personat që e kishin goditur pak më parë, por që ishin me automjetin tjetër tip ‘Ford’ ngjyrë ‘blu’ i cili është në pronësi të shtetasit R. H., babait të Nasi Hodo.

Në automjet se bashku me ata dy persona kësaj herë ishte edhe Nasi Hodo. Këta persona kanë zbritur nga automjeti i tyre duke mbajtur në dorë, leva, kaçavida, dhe thika dhe u drejtuan tek ata…

Pas këtij sherrit të dytë, mbeti i vrarë me thikë kuzhinieri Premtim Bega.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here