Një mjek është dhunuar sot gjatë orarit të punës në Shkodër.
Sipas raportimeve të para bëhet fjalë për një mjek kirurg me iniciale B.G., i cili është goditur me grusht nga një person në oborrin e Spitalit Rajonal në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa nuk dihet ende nëse mjeku ka paraqitur kallëzim në polici. Nga informacionet paraprake dyshohet se kirurgu është goditur për shkak të detyrës.