Jamarbër Malltezi ‘ultimatum’ Mziut: Mbetjet urbane në Kamëz, ndërhyni urgjentisht

0
245

Kreu i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar ashpër sot për disa foto të publikuar në Bashkinë e Kamzës, ku duken mbeturina të hedhura.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Malltezi ka sulmuar bashkinë e drejtuar nga Xhelal Mziu, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme, për të normalizuar situatën. Ai e ka quajtur një turp dhe trishtim situatën e mbetjeve urbane në Kamëz.
20374547_10155454404238190_710984327852523823_n
STATUSI I PLOTË I JAMARBËR MALLTEZIT
Turp dhe trishtim me situaten e mbetjeve urbane ne Kamez. Imazhet jane te renda dhe te papranueshme per banoret dhe me rrezik per shendetin e njerezve. Bashkia duhet te reagoje shpejt. Eshte e vonuar. Edhe nese kjo vjen si pasoje e papergjegjshnerise apo keqdashjes se firmes se kontraktuar, kjo nuk e lehteson nga pergjegjesia Bashkine Kamez. Ta coje per ndjekje penale dhe per rrezikim shendetit te qytetareve. Por edhe duhet te kete plan menaxhimi mbetjesh si edhe plane per situata emergjencash qe duhet te fuse ne perdorim. Per me teper landfilli i Sharres eshte vec 8 km larg. Kjo eshte situate e papranueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here