Që pas largimit nga posti I Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanin e shohim të transformohet (për mirë) cdo ditë e më shumë.
Manjani është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale shume ‘trendy’ me veshjen dhe aksesorët që mban.
Kohët e fundit ish-ministri ka zbuluar për ndjekësit e tij se është një fans i muzikës ‘rock’ dhe ‘alternativë’, kjo të paktën kuptohet duke mësuar se vetë Manjani ka ndjekur koncertet live të grupeve të mëdha botërore të këtyre rrymave, shkruan standard.al.
Edhe ditën e sotme Manjani ka publikuar në profilin e tij “facebook” foto me bashkëshorten, (që rrallë herë e shohim) të veshur ‘rock’ duke na lajmëruar se janë duke pritur grupin e madh “U2” për koncertin.
U2 do të mbajë concert sonte në Amsterdam!/standard.al
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=326650877779359&id=100013033472627