Si duket dhe sa zgjat një cikël i shëndetshëm menstrual?!

0
269

Udhëzues deri në cikël të përsosur menstrual:

GJATËSIA: cikli duhet të zgjasë 26-32 ditë.

Gjakderdhja zgjat 4-7 ditë.

NGJYRA: gjakderdhja duhet të ketë ngjyrë të lehtë, nga fillimi i ciklit deri në mbarim, pa mpiksje gjaku.

NDJESHMËRIA: duhet të jeni në gjendje të ndjeni mitrën tuaj aktive me ndjesi të ngrohta apo me dhimbje të lehta.

LËNGJET: pas ciklit, duhet të shihni lëngje cervikale (të qafës së mitrës) në mbathjet tuaja apo gjatë pastrimit.

DISPONIMI: duhet të vëreni një rritje të energjisë gjatë mesit të ciklit si dhe një rritje akoma më të madhe gjatë gjysmës së dytë të ciklit tuaj.

Hormonet sintetike të pilulave gjithashtu çaktivizojnë hormonet natyrore që prodhon sistemi ynë endokrin, përderisa në të njejtën kohë i vë në pension të parakohshëm vezoret. Disa thonë se kjo mund të shkaktojë rrezik për infertilitet tek femrat, edhe pse është kundërshtuar nga studimet tjera të cilët konkludojnë se çdo rënie e pjellorisë është e përkohshme.

Nuk është bërë asnjë studim që tregon sigurinë e femrave në konsumimin e hershëm të këtyre pilulave sintetike, pasi mund të ndalojë zhvillimin e pubertetit në tru. Me rritjen e infertilitetit dhe pas shkaqe të njohura, duhet të mendojmë për adresimin e shkakut rrënjësor të mosbalansimit të hormoneve kundrejt maskimit me pilulë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here