Ka përfunduar ndeshja e parë e kompeticionit “Audi Cup” mes Atletico Madrid dhe Napolit. Spanjollët arritën të fitonin takimin me përmbysje me shifrat 2-1, por ajo që ra më shumë në sy ishte loja e zhvilluar.
Pas një penalltie të humbur nga Milik në minutën e 34-ër të pjesës së parë, Napoli gjeti avantazhin në pjesën e dytë me anë të Callehon në të 56-ën që realizoj një gol të bukur brenda zonës. Pas golit të spanjollit do të vinte përmbysja e skuadrës së drejtuar nga Cholo Simeoone.
Atletico Madrid 2 – 1 Napoli All Goals in HD by sportsplay
Torres në të 72-ën jo vetëm që do rikthente baraspeshën, por edhe do barazonte sa i takon golave të bukur duke mposhtur me klas Pepe Reina-n. 9-të minuta më pas do të ishte Vietto që do realizonte golin e dytë për Atletico Madrid-in dhe golin vendimtar të takimit.
Për t’u theksuar se kjo shërbente edhe si një ndeshje përgatitore për sezonin e ri që nis pas dy javësh për këto dy skuadra ndaj edhe dy teknikët, Simeone dhe Sarri pothuajse aktivizuan të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.