Luan Rama nga radhët e LSI-së reagon pas deklaratës së një dite më parë të kryeministrit Rama se policia pritet të nisë një aksion kundër kanabisit.
Ai tha se policia i ka emrat e “baronëve” të drogës, dhe se shumë shpejtë për ta do zbatohet ligji. Por sot, me anë të Luan Ramës, LSI-ja i kujton kryeministrit ku ka gabuar dhe çfarë duhet të bëjë në rast se disponon një listë me 124 emra.
STATUSI I PLOTË
Kryeministri e më pas edhe Ministri i Brendshëm, deklaruan se disponojnë një listë me 124 emra të implikuarish në veprimtarinë kriminale të kultivimit e trafikimit të drogës në Shqipëri!
Kaq nuk mjafton!
Si funksionarë të lartë të shtetit ata duhet ta dinë se e kanë për detyrë të veprojnë në zbatim të ligjit duke kryer si hap të parë dërgimin e listës së emrave dhe të të gjithë të dhënave që kanë në Prokurori!
Ndërkaq, Prokuroria, nëse nuk e ka bërë, duhet të nisë menjëherë procedurat që ligji e detyron, për hetimin dhe fillimin e çeshtjes penale për emrat e listës që disponon Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm!
Shteti ka ligje dhe funksionon përmes zbatimit të ligjit!