“Shqipëria, parajsa e fshehur”/ Televizioni francez reportazh promovues për bukuritë shqiptare

0
586

Televizioni francez “Tv France” i ka kushtuar Shqipërisë dhe bukurive të saj natyrore një reportazh të detajuar.

“Është ende një vend i panjohur për turistët, një parajsë e fshehtë përballë Italisë, e mbërthyer mes Greqisë dhe Malit të Zi”, nis përshkrimi për Shqipërinë.

Me ujërat e kristalta, peisazhet malore, natyra e ruajtur e shkëputur për një kohë të gjatë nga bota prej një diktature të egër komuniste, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë për shkak të çmimeve të lira. Larg turizmit masiv dhe vilave luksoze, zhytuni në “Perlën e Ballkanit”, fton turistët reportazhi francez.

Dy turistë francezë tregojnë se për një javë pushime në jug të Shqipërisë kanë shpenzuar për akomodimin, transportin me avion dhe ushqimin, rreth 500 euro për person.

Turistët nuk mohojnë se para se të niseshin për në Shqipëri, i kishin paralajmëruar të bënin kujdes për sigurinë në Shqipëri, por krejt të kundërtën kanë përjetuar gjatë qëndrimit të tyre këtu., shkrluan standard.al.

Pas përshkrimit të detajuar të jugut të Shqipërisë, fokusi zhvendoset në qytetin e Beratit, trashëgiminë botërore, ku kishat i gjen përballë xhamive.

Turistët në këtë zonë shijojnë gatimet tradicionale të Beratit, ëmbëlsirat dhe verën vendase, të cilat nuk kushtojnë më tepër se sa 20 euro për person.

Në vetëm pak vite, përfundon reportazhi francez, numri i turistëve nga Franca është rritur ndjeshëm, nga 5 mijë në 35 mijë, e sipas specialistëve me disa ndryshime të vogla në infrastrukturën rrugore e turistike, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të shndërrohet në Kroacinë, apo Malin e Zi të së nesërmes.

Reportazhi është ndjekur nga 8 milionë shikues francezë.

https://www.youtube.com/watch?v=jfQ7vCE4kk4

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here