9 vite në arrati, shqiptari lejohet të qëndrojë në Britani. Mediat britanike: Skandal!

0
174

37 – vjeçarit Ermal Alijaj iu lejua të qëndronte në Britaninë e Madhe, pavarësisht refuzimit të kërkesës për azil.

Sipas mediave britanike, shqiptari u fut në Britani i fshehur në një kamion. Ai deklaroi se ishte nga Kosova dhe kishte emigruar për t’i shpëtuar luftës.

Por shumë shpejt autoritetet zbuluan se Alijaj po gënjente dhe kërkesa për azil iu refuzua. Ai qëndroi në arrati për 9 vite dhe u rishfaq tek autoritetet, por kësaj here me pasaportën e tij të vërtetë.

37 – vjeçarit iu dha leje qëndrimi, pa afat.

Zyrtarët e Home Office, ndonëse e kishin zbuluar mashtrimin e shqiptarit ata besohet se i kishin duart e lidhura nga rregullat e emigracionit të asaj kohe.

“Në mënyrë absurde, vitet që shpenzoi në Britani, pavarësisht se ilegalisht, dhe lidhjet që krijoi në Britani, thuhet se ishin çelësi i fitores për të”, shkruan “The Sun”, teksa e konsideron këtë vendim absurd e skandaloz.

Ndërsa deputeti Peter Bone shprehet i revoltur.

“Kjo jep mesazhin se nëse po përpiqesh të thyesh sistemin, do të lejohesh të qëndrosh, pavarësisht gjithçkajedeklaron ai.

Ky skandal, thekson në shkrimin e saj  “The Sun”, rrit frikën se edhe azilkërkues të tjerë të cilët kanë disa identitete mund të jenë lejuar të qëndrojnë në Britani, ndërsa ngre edhe shqetësimin e terroristëve, të cilët mund ta shohin si një mundësi të mirë për ta eksploruar.

Alijaj, nga fshati Borje i Kukësit, u fut në Britaninë e Madhe në 2002 -in. Ai tha se ishte refugjat kosovar me emrin Dejan Alia.

Zyrtarë të azilit kuptuan se po gënjente, por pavarësisht kësaj i dhanë një kartë identiteti me emrin fals. Ai u markua si “i ndaluar për të punuar”.

Teksa ndodhej në arrati, Alijaj kishte punuar në disa restorante në West Midlands. Ai e fitoi të drejtën për të qëndruar në Britani në 2011 -ën.

Sipas “The Sun”, të paktën 300 shqiptarë që e fitua të drejtën e shtetësisë britanike duke gënjyer se ishin refugjatë nga Kosova, iu hoq shtetësia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here