Durrës/ Pas dy protestave, banorët arrijnë një fitore kundër Dakos

0
175

Hapet njëri nga tre kryqëzimet që u mbyll me blloqe betoni përgjatë aksit Shkozet-Plepa. Pas dy protestave të banorëve të zonës që kërkonin lirimin e këtyre kryqëzimeve, ata kanë arritur një fitore të pjesshme, pasi është hapur vetëm njëri prej tyre, ai që lidh këtë aks rrugor me rrugën “Bajram Curri”.

Duket se autoritetet janë tërhequr nga vendimi i tyre pas dy protestave të banorëve të zonës që bllokuan për disa minuta rrugën e Unazës, pasi kundërshtonin vendosjen e blloqeve të betonit që i izolonin nga plazhi i Durrësit.

Për DurrësLajm, banorët u shprehën të revoltuar për vendimin e autoriteteve shtetërore, madje hodhën akuza se pasi u morën votën, i braktisën duke i izoluar pa u lënë mundësi lëvizjeje.

Vendimi i marrë pritet të lehtësojë disi lëvizjen e banorëve të kësaj zone, por nga ana tjetër do të çorientojë sërish drejtuesit e mjeteve, pasi vetëm disa javë nga mbyllja e kryqëzimit, vendimi i parë hidhet poshtë dhe lëvizja rifillon sërish në mënyrë kaotike, pasi në këtë kyqëzim nuk punojnë semaforët dhe nuk janë vendosur vizat e bardha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here