Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama iu dha një dush të akullt drejtuesve të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duke iu kërkuar dorëheqjen të gjithëve pa përjashtim e duke i marrë me radhë në analizë rezultatet e institucioneve që drejtojnë.
E tashmë kërkesa e kryeministrit ka nisur të japë efektet. “BalkanWeb”mëson se drejtoresha e Hipotekës në Tirana, Lediana Bardhi ka dhënë dorëheqjen. Po kështu bëhet e ditur se ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi e ka aprovuar dorëheqjen e saj.
Tashmë pritet nëse ky largim do të ketë një efekt zinxhir në drejtoritë rajonale në vend, për të cilat Rama tha se kanë një rezultat tepër të dobët.