Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, padi në Kushtetuese

0
159

Prokurorët dalin kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, që iu heq të drejtën për të marrë vendim për pushimin e cështjeve apo dërgimin e tyre për gjykim, pa marrë më parë miratimin e gjykatësit të hetimeve paraprake.

 

 

Unioni i Prokurorëve, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një padi ku kundërshton disa nene të Kodit dhe kërkon shfuqizimin e tyre si antikushtetues.

Sipas Unionit të Prokurorëve këto nene cenojnë funksionimin e punës së prokurorisë. Ndaj prokurorët kërkojnë pezullim deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale hynë në fuqi më 1 gusht bazuar në reformat në sistemin e drejtësisë.

Në zbatim të këtij Kodi të gjitha dosjet hetimore të prokurorëve do të kalojnë në sitën e gjyqtarëve të hetimeve paraprake që kanë “Carta Bianca”, pra autoritet të plotë, të vlerësojnë nëse një dosje hetimore duhet dërguar në gjykatë dhe shtetasi/sja e hetuar duhet të merret i/e pandehur dhe të hapet gjyq apo dosja të hidhet poshtë si e pabazuar në fakte dhe prova.

Shkurt, përfaqësuesit e organit të akuzës, prokurorit të një ҫështjeje penale, i hiqet e drejta të vendosë nëse qytetari/qytetarja, ndaj të cilit ai ka ndërmarrë hetime, do të shkojë në gjyq./bw

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here