Shtatë ushqimet që vrasin parazitët në mënyrë natyrale

0
219

Përkundër asaj që mendojnë shumë njerëz, parazitët vijnë në shumë forma dhe madhësi dhe janë një shqetësim shëndetësor përtej kufijve të vendeve të varfra me kujdes të dobët shëndetësor. Hulumtimet e fundit nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) prezantuan vlerësimet tronditëse se si përhapen organizmat parazitare në trupin e njeriut.

 

 

Parazitët shpesh janë mikroskopike dhe më së shpeshti përhapen përmes ujit dhe ushqimit dhe prekin një pjesë dërmuese të njerëzve në planet. Për t’i rikthyer trupit balancën natyrale duhet të konsumojnë sa më shumë ushqime organike me veti anti-parazitale.

Duke përfshirë këto 7 ushqime në dietën tuaj, ju e bëni trupin tuaj më pak të prirur për të pritur parazitët e pafund që ekzistojnë. Hudhra. Ajo mund të jetë ushqimi më i përshtatshëm në këtë listë dhe ka një gamë të gjerë benefitesh shëndetësore. Është veçanërisht e dobishme në parandalimin e krimbave të rrumbullakët.

Qepa

Ato janë të pasura në komponentë squfuri dhe kanë veti anti-parazite. Lëngu i qepëve është shumë efektiv për krimbat intestinalë. Nëse vuani nga parazitët, pini dy lugë çaji lëng qepe në ditë për dy javë.

Vaj kokosi
Vaji i kokosit është një tjetër ushqim i pasur në nutrientë të rëndësishëm. Nivelet e larta të yndyrnave të ngopura i japin vajit të kokosit aftësinë të eleminojë parazitët intestinalë. Detoksifikon sistemin dhe parandalon zhvillimin e parazitëve.

Farat e kungullit
Farat e kungullit kanë një efekt natyral anti-parazital në sistemin tretës. Farat në vetvete nuk i vrasin parazitët, por ndihmojnë në nxjerrjen e tyre jashtë nga trupi.

Farat e papajave
Ato kanë një numër të madh efektesh të dobishme për shëndetin, ndër të cilat aftësia për nxjerrë jashtë sistemit parazitët e zorrëve. Shija e tyre e këndshme i bën ato të pëlqyeshme për konsum, ju mund t’ua shtoni sallatave, t’i hani thjesht si fara kungulli apo t’i përdorni në pjata të tjera.

Ananasi
Ky frut i shijshëm tropikal i pasur në bromelain, ndihmon në nxjerrjen jashtë trupit të disa parazitëve infektues.

Bajamet
Ndihmojnë për të pastruar dhe zvogëlojnë zhvillimin e parazitëve intestinalë. Efektet anti-parazitale të bajameve mund të lidhen me përqëndrimin e lartë të acideve yndyrore në to.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here