VIDEO/ Gjosha: Të papranueshme shkarkimet në masë nga Rama

0
215

Qeveria shqiptare nuk është mbledhur për plot dy muaj. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thotë në një intervistë se ajo personalisht as ka komunikuar me Kryeministrin gjatë kësaj periudhe.

Gjosha i konsideron të papranueshme shkarkimet publike dhe në grup të bëra nga Edi Rama dhe bën thirrje për rikthimin sa më shpejt në shinat e ligjit.

GJosha thotë se do ta presë pasardhësin e saj në zyrë për t’i dorëzuar detyrën, por thotë se është kundër idesë së bashkimit të Ministrisë së Integrimit me atë të Punëve të Jashtme.

Gjosha thotë se LSI nuk i tërhoqi ministrat e saj nga qeveria edhe pse doli në opozitë, me qëllim që të çojnë deri në fund detyrimet kushtetuese.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here