FOTO/ Shqiptari drejtonte nga burgu rrjetin e prostitucionit, çfarë i tradhtoi miqtë e tij (Emrat)

0
195
dav

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia e Pescarës në Itali, nën akuzën e futjes në mënyrë ilegale të vajzave shqiptare në Itali, me qëllim shfrytëzimin e tyre si prostituta.

 

 

Kapja e tyre u bë e mundur nga policia e Pescarës, në bashkëpunim me homologët e Modenës, pas një hetimi të koordinuar me prokurorinë, e cila ka lëshuar urdhër arresti për tre shtetas shqiptarë, dy burra dhe një grua që dyshohet se kanë futur ilegalisht në Itali bashkëatdhetare në moshë të re, në mënyrë që t’i shfrytëzonin si prostituta.

dig

dig

Në një konferencë për shtyp, policia e Pescarës bëri me dije se pjesë e këtij grupi janë shtetasi Endrit Gjella, i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni që në prill të vitit të kaluar.

Dritan Taco, 23-vjeçari që njihet edhe si krahu i djathtë dhe shoqja e tij Anxhela Avdiraj 20-vjeç, e arrestuar në Modena, ndonëse jetonte në Maranello, aty ku merrej me pastrime.

Pavarësisht se Endrit Gjella u burgos, ai vazhdoi të koordinonte miqtë e tij jashtë burgut që të mund të çonin përpara biznesin e paligjshëm. Që të paguante shpenzimet, Endrit Gjella kërkonte vazhdimisht vajza të tjera nga Shqipëria. Dyshimet e policisë nisën për rastin e dy vajzave të mbërritura në Bari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here