Bëni gjumë të mjaftueshëm për të mos shtuar në peshë

0
173

Studimet tregojnë se gjumi i pakët ofron kushte për një mjedis tolerant për zhvillimin e gjeneve të lidhura me obezitetin.

Kush fle më pak se shtatë orë natën, si duket nxit gjenet që shkaktojnë mbipeshën, nëse flini më shumë se nëntë orë ndodh e kundërta.

Rezultatet e kërkimit treguan se ata të cilët flinin më pak se shtatë orë natën, 70% e ndryshimeve në peshë e kishin gjenetike. Po për ata të cilët flinin më shumë se nëntë orë në ditë, vetëm 32% e variacioneve të peshës shkaktoheshin nga gjenet.

Sipas Nathaniel Watson, drejtuesit të studimit, rezultatet sugjerojnë se gjumi i pakët ofron kushte për një mjedis tolerant për zhvillimin e gjeneve të lidhura me obezitetin. Si dhe rezultati tjetër se, gjumi i zgjatur, është mbrojtës në shfaqjen e gjeneve të obezitetit.

Gjithashtu vitin e shkuar një studim deklaroi se mungesa e gjumit shkaktonte rritje të presionit të gjakut tek femrat, por jo të njëjtat rezultate u gjetën tek meshkujt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here