FOTO/ Ky është shqiptari i rrezikshëm që po e kërkon Policia italiane, u arratis nga spitali

0
200

Ky që shihni në foto është 23-vjeçari me origjinë shqiptare dhe banues në Romë, David De Gaetano.

Ai ka alarmuar policinë italiane pasi u arratis nga spitali ku po mjekohej. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte arrestuar pas një ndjekje të gjatë nga policia në Spoltore, për vjedhjen e një makine “Audi A6”.

Evaso-chieti-de-gaetano

Por gjate ndjekjes, per shkak te shpejtesise se larte dhe se shqiptari nuk i ndaloi, agjentët u detyruan të qëllonin me armë mbi te.

23-vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe mbeti i plagosur. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Chieti dhe ruhej nga oficerët.

Gjatë qëndrimit në spital, De Gaetano planifikoi që të arratisej. Ai thërriti infermieren duke i kërkuar ndihmë dhe më pas sulmoi dy policët që bënin roje në dhomën e tij. Janë të paqarta rrethanat e sakta si ndodhi sulmi, por mediat italiane shkruajnë se dy oficerët kanë pësuar lëndime dhe ndodhen të shtruar në spital.

Autoritetet publikuan në media një foto të shqiptarit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nëse e shohin pasi është i rrezikshëm dhe të lajmërojnë menjëherë policinë për vendndodhjen e tij. Mediat shkruajnë se ai është 1 metër e 83 cm i gjatë dhe ka shenja në fytyrë për shkak të plagosjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here