Një 66-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Kuçovë, si pasojë e një aksidenti rrugor. Teksa po lëvizte me motoçikletë në lagjen “11 Janari” të qytetit, ai është përplasur me një makinë tip “Ford Focus”.
Si pasojë e goditjes, 66-vjeçari me inicialet H.A nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.
Sakaq, policia ka ndaluar drejtuesin e makinës, 29-vjeçarin Blendi Hoxha, dhe dëshmia e tij pritet të japë më shumë detaje rreth ngjarjes.