Nuk sosin lajmet tragjike nga brigjet tona. Një tjetër viktimë eshte shenuar sot teksa lahej ne det, kete radhe nje femije vetem 13-vjecar. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Velipoje dhe viktima eshte nje 13 vjecar me inicialet L.I.
Informacioni paraprak i policise
Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në plazh Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë, një fëmije L. I, 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.
Ekipi mjeksor dhe Policia kanë mbritur menjëherë në vendngjarje, por fëmija ka ndërruar jetë.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.