Katari fton emigrantët nga e gjithë bota: Leje qendrimi të përhershme dhe favore

0
170

Kabineti qeveritar i Katarit ka miratuar projektligjin që do t’u mundësonte shtetasve të huaj të fitojnë leje për qëndrim të përhershëm në këtë vend. Vendimi u mor në një mbledhje të qeverisë të mbajtur të mërkurën, kryesuar nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm Sheikh Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, projektligji, nëse ligjësohet, do të lejonte shtetasit e huaj që “me kualifikime të veçanta që kërkohen nga shteti i Katarit” të qëndrojnë në këtë vend në mënyrë të përhershme.

Sipas dispozitave të projektligjit, lejet për qëndrim të përhershëm do të jepen vetëm me lejen e ministrit të Brendshëm.

Statusi i banimit të përhershëm do t’u mundësojë poseduesve të saj një numër privilegjesh të tjera, përfshirë “trajtimin si qytetarë të Katarit në aspektin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor”, njoftoi agjencia e lajmeve.

Kjo gjithashtu do t’u japë prioritet, pas shtetasve të Katarit, gjatë aplikimeve për poste në institucionet ushtarake dhe publike.

Për më tepër, poseduesit e lejeve do të kenë gjithashtu të drejtën për të zotëruar pronë dhe për të ushtruar aktivitete tregtare në Katar pa ndonjë nevojë për një partner të Katarit.

Ministria e Brendshme tani thuhet se është në procesin e krijimit të një komiteti të posaçëm për përpunimin e kërkesave për leje qëndrimi të përhershëm.

Më parë, shtetasit e huaj që banonin në Katar duhej të merrnin leje të përkohshme qëndrimi të përsëritshme./ AA

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here