Multivitaminat mund të ndikojnë edhe keq

0
173

Multivitaminat do të duhej t’i përmbanin të gjitha vlerat ushqyese për të cilat ka nevojë trupi juaj, por një numër në rritje i studimeve tregojnë se multivitamina mund të ketë efekte negative në shëndet.

Hulumtimi i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se shumica e multivitaminave përmbajnë nivele të dëmshme të metaleve që rrisin rrezikun e dëmtimeve kognitive më vonë në jetë.

Prof. Neal D. Barnard dhe ekipi i tij i ekspertëve kanë analizuar përbërësit e multivitaminave. Ata zbuluan se shumë multivitamina përmbajnë madje nivele dy herë më të larta të hekurit dhe bakrit në krahasim me nivelin e rekomanduar.

Studimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e rritura të hekurit mund të shkaktojnë zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit, ndërsa nivelet e rritura të bakrit mund të shkaktojnë akumulimin e shtresave në enët e gjakut, duke rritur rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktin.

Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët në trup kanë niveleve të tepërta të bakrit, kanë një rrezik 3 herë më të madh për zhvillimin e sëmundjeve mendore.

Bakri dhe hekuri rrisin qarkullimin e oksigjenit në tru, një gjë kjo e mirë për çdo funksion të trurit. Nga ana tjetër, nivelet e tepruara të oksigjenit në tru mund të shkaktojnë stres oksidativ, me ç’rast rritet rreziku i dëmtimit nervor.

Multivitaminat nuk dëmtojnë domosdoshmërisht shëndetin, për aq kohë sa i merrni ato në përputhje me rekomandimet e mjekut. Por, në shumicën e rasteve, nevoja për të marrë multivitamina nuk ekziston. Nivelet ushqyese në trup mund t’i rrisni në një mënyrë natyrale dhe të sigurt, thekson HealthNews.

Hulumtuesit theksojnë se të gjithë njerëzit, dietat e të cilëve janë të ndryshme, sigurisht nuk kanë nevojë për multivitamina. Vitaminat D dhe B12 shpesh nuk i konsumojmë sa duhet, kështu që mendoni të merrni suplemente sepse ato janë gjetur në një numër të vogël të ushqimeve.

Nëse mjeku ju thotë që duhet të merrni multivitamina, kërkoni ato që nuk përmbajnë bakër dhe hekur, sepse ato gjithsesi jeni duke i konsumuar në sasi të mjaftueshme përmes mishit dhe perimeve, si dhe drithërave dhe produkteve të qumështit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here