Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në mesditë në aksin Orikum – Vlorë.
Një kalimtar, mashkull, 67 vjeç, ka humbur jetën i përplasur nga një Mercedes Benz.
Viktima N.B. u dërgua në spitalin rajonal, por nuk mbijetoi.
Policia ka nisur hetimet për shoferin që shkaktoi aksidentin.