Trip Advisor: 8 liqene ku mund të kaloni pushimet në Europë, ndër to dhe Ohri

0
166

Planifikimi i pushimeve në Europë nuk është një sipërmarrje aspak e lehtë.

Me kaq shumë destinacione që ofron ky kontinent zgjedhja nuk është aspak e lehtë, megjithatë ai plotëson dëshirat si të atyre që janë në kërkim të zbulimit të kulturave dhe të historive të shteteve te ndryshme, ashtu edhe të atyre që thjesht duan të relaksohen, duke zgjedhur një arratisje pranë bregdetit, një nga plazhet apo liqenet më të fashme dhe më të vizituara në këto ditë të nxehta vere.

Më poshtë do të njiheni me 8 prej liqeneve më të vizituara në Europë sipas Trip Advisor, ku mjedisi qetësues, romatik dhe pamjet e mrekullueshme që do të zbuloni, jo vetëm që do t’ju ndihmojnë të relaksoheni por të hidhni pas stresin e akumuluar gjatë ditëve lodhëse të punës.

Liqeni Bled, Slloveni 

Sllovenia është shtëpia e shumë vendeve të mrekullueshme të fshehura të Europës, një prej të cilëve është edhe liqeni Bled, edhe pse sekreti i bukurisë së tij sa vjen e po zbulohet gjithnjë e më shumë nga vizitorët . Me një kishë që duket sikur është nxjerrë nga përrallat, e cila qëndron në mes të ishullit Bled, e rrethuar nga ujërat blu të liqenit me të njetin emër, pamja që i ofrohet cdo vizitori në këtë zonë është thjesht magjike. Ky liqeni ndodhet vetëm 35.4 km larg Aeroportit të Lubjanës, prandaj kushdo që ka si destinacion Slloveninë nuk mund të lërë kurrësesi pa parë edhe këtë mrekulli natyrore.

Liqeni i Ohrit, në Maqedoni dhe në Shqipëri

Imagjinoni të shijoni kafen tuaj të mëngjesit në tarracën e  një vile me pamje mahnitëse nga liqeni i Ohrit, a nuk do të ishte idealja për të gjithë ata që janë në kërkim të qertësisë? Që nga viti 1979, Liqeni i Ohrit konsiderohet si një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Evropës dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s. Ai është një ndër liqenet më të vizituara nga turistët që duan pushime të qeta si për banorët e Maqedonisë ashtu edhe ata të Shqipërisë, dy prej vendeve që preken nga ky liqen, por edhe për një numër të lartë vizitorësh nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Liqeni Orta, Itali 

Padyshim që Italia me liqenet e saj është një prej shteteve që padyshim ka gjithmonë dicka për të ofruar për cilindo që e viziton atë, gjithmonë edhe në varësi të buxhetit apo të kërkesave që ata mund të kenë. Pa lënë pa përmendur liqenin e Gardës, Maggiores dhe atë të Comos, liqeni i Ortas mbetet një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve.

Liqenet e Plitvicës, Kroaci

Kroacia u bë pjesë e BE-së në 2013, dhe adhuruesit e përjetshëm të këtij vendi të mrekullueshëm filluan t’i druhen faktit se ai mund të dëmtohet si pasojë e prurjeve të shumta të turistëve.

Megjithatë, në sajë të rregullave të Parkut Kombëtar, liqenet mahnitëse të Plitvicës ruhen me fanatizëm për t’u mbrojtur nga turistët e etur për të parë pamjet mahnitëse që ajo ofron.

Loch Awe, Skoci 

Le të hidhemi në një pjesë tjetër të Europës, në ishujt britanikë, ekzaktësisht në një prej liqeneve më të mrekullueshme, Loch Awe, në Skoci. Ky është një prej destinacioneve më të vizituara dhe një prej konkurrentëve më të fortë të kësaj liste. Në qendër të këtij liqeni ka disa kështjella të vogla të cilat janë të rrethuara anë e mbanë më kodra dhe dhe kështjella të tjera shekullore. Madje nëse shkoni dhe e vizitoni këtë vend ju mund të keni kënaqësinë që të akomodoheni pikërisht në njërën prej tyre.

Liqeni i Sainte-Croix, Francë

Ky është një prej liqeneve të ndërtuara nga dora e njeriut, në vitin 1970 kur u ndërtua edhe diga me të njetin emër, Sainte-Croix. Edhe pse i krijuar nga dora e njeriut, ky liqen mund të konkurroje bindshëm me ata të krijuar nga natyra dhe pamja që të fal ai është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Në këtë destinacion ju mund të zhvilloni edhe sporte të ndryshme ujore si noti, apo shëtitjet e ndryshme me kajak. Ndërsa liqene të tjera franceze pothuajse janë pushtuar nga numri i turistëve, në liqenin Sainte-Croix ju mund të gjeni qetësinë që kërkoni sidomos në fillim të muajit shtator.

Liqeni Hévíz, Hungari 

Nuk jeni ende të bindur se ujërat e liqeneve europiane nuk janë aq sa duhet të ngrohta për të notuar? Liqeni Hévíz në Hungari, mund t’jua ndryshojë këtë mendim.

Ky liqen me ujëra termalë ka një sipërfaqe prej vetëm 12 hektarësh dhe konsiderohet si një “kuriozitet gjeologjik” në sajë të ujërave të tij të cilat qëndrojnë të ngrohta në 38.5 gradë celsius gjatë gjithë vitit.

Liqeni Costance, Gjermania, Zvicra, Austria 

Nuk do të ishte aspak e drejtë që në këtë listë të tetë prej liqeneve më të vizituara dhe më të bukura të Europës, të mos ishte pjesë edhe një prej liqeneve të Zvicrës dhe Austrisë, dy vende pa dalje në det dhe që kanë ndërmarrë hapa shumë të mëdhenj për të maksimizuar potencialin e liqeneve të tyre me ujëra të ëmbla. Duke qenë se Liqeni Constance shtrihet përgjatë kufijve të të dy vendeve, vendi më i mirë për të pushuar dhe për të pasur një pamje mbresëlënëse mund të jetë në Konstanz të Gjermanisë Jugore. Me Alpet që rrethojnë të gjitha anët, është e vështirë të ulesh në brigjet e Liqenit të Konstancës dhe të mos mahnitësh nga pamja që të ofrohet. /Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here