Bilisht, katër kushurinj i thyejnë hundët njeri –tjetrit

0
169

Katër kushurinj në Bilisht janë rrahur keq ndërmjet tyre. Gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e xhaxhait,  43-vjeçarit E. Shoshori në këtë qytet. Shkaku i sherrit ka qënë absurd, për motive të dobëta, siç e cilësoi Policia e Korçës.

Policia ka ndërhyrë për të shuar grindjen, ku rezultoi se ndërkohë ata i kishin thyer hundët njeri- tjetrit teksa qëllonin me lloj sendesh të forta dhe ka arrestuar dy prej tyre, ata më agresivët: Paris Shosharin, 26 vjeç dhe djalin e xhaxhait të tij, Andon Shosharin, 19 vjeç. Po ashtu, janë proceduar penalisht dy të tjerët, vëllai i Parisit dhe babai i Andonit.

Të gjithë akuzohen për dhunë në familje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here